Dhe Pse Plakemi Poem by skender iljaz braka

Dhe Pse Plakemi

Dhe pse plakemi…

Koha n'a i thinji floket,
ballin ne brazda ugaresh n'a e ktheu.
me syte e mendjes shohin si
treten nje nga nje pasionet tona
në hapsira boshe.
kur afshi tokes avullon,
një ere e mjegullt ulerine
në gjokset tona te brishta.
dhe pse plakemi,
prane e ndjejme ritmin qe vjen,
ritmin, qe shkon shtratit te qete.
Ttrishtimi kurre nuk n'a mberthen.
ra me fshesën e saj,
kujtimet tona i mbështjell si një nënë e mirë.
çuditërisht dhe pse nata na kapëllen,
Sytë kurrë nuk e humbasin shikimin
dhe pse tek ne diçka vetvetiu përjashtohet,
humbet ne moskthim
buzët e holla i ndjemë ende të ngrohta
e çuditëshmja natë,
si mysafir i larget, i huaj,
rreket të trokas.
e presim qetësisht.
lodhjen kurrë nuk e ndjejmë.
Supet, vitet tona i mbajnë mbi petale.
me nekrar i përziejnë per t'i pllenuar
në vitet që do vijnë.
freskia e malit n'a hedh mbi flokë
cicërimat e zogjëve dhe melodinë e ujëvarave.
dhe pse plakemi.
me gjishtërinjet eshtak prej dore e kapim agimin,
dhe qetësisht e ulim mbi tryeza
me aromen e trandafilit.
dhe pse plakemi, malli për të shkuarën
gjithmonë n'a rrëmben.
nuk mërzitemi për vitet që iken.
vitet që vijnë mbi duar i peshojmë.
dhe pse plakemi,
gjithmonë kemi diçka për të thënë.....

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success