Dhimbja E Motres…. Poem by skender iljaz braka

Dhimbja E Motres….

Dhimbja e Motres….

Diku nën një copë qielli të nderur.
Mes kumbimesh të thekëshme metalike,
të trishtat jehona përcillte errësira.
Në shtëllunga të kobëshme mjegullash,
shkelur mbi pirgje gërmadhasht të zishme,
rrapëllima ogurzezë përplasej në rrëpira.
Nga vdekja në vdekje shkonin stuhit.
Nga lufta në luftë vraponin mizorit
dhe toka e ngrirë prej lotësh të mermertë,
përskuqej prej flakëve të zemërimit,
në gulfa derdhur si një mortje e murrëme
ardhur udhëve të përgjakura të pushtimit.

Mbi plagët e tua të hapura.
Mbi plagët e tua prej dhimbjesh të mpira.
pluhurin e hirtë shkundëte dhimbja.
Mes stuhis së pëmotëshme,
nen tingujt funebër të botes
thellësive të tokës ngrihej thirrja.
" Rrasht më rrasht bashku shqiptari."
"Nder e besë kish thirr i pari".
Rrasht më rrasht…..
Nder e besë…
Në shtratin e lisit të motshëm,
të nëntat plagë, gjakun të pikonin.
Të ngrohta prej afshit tënd shekullor,
të nënta prej prrushit të jetës zjarrmonin,
kërcënuar prej tërbimit të verbër mortor.
Por dora që plagët e pambyllura t'i lidhte,
ishte mishi yt, që kurrë s'donte të humbiste
dhe shpirti yt që, zërin tënd të zëmëruar e etur e përpinte.
Ishte vet e vdekura, që vdekjen të largonte,
e të ardhëmen e jetës në mes kërkonte të t'a priste.
Ishte drita e syve të tu,
që dritë përmes errësirës të ndrçonte..
Ishte fati, që trupit të saj kish veshur zinë.
Zinë, që ishte më e zezë se vetmija e maleve.
Në tokën e shkrifëruar të shpirtit të saj prej motre.
Ti në varrezë përvuajtjesh u ktheve, sepse ishte dhimbja jote.
U ktheve në kryqin e krahëve të tu, munduar prej lëngimi.
Gjymtyrë e saj të palodhëshme t'u bënë vigu.
Gjoku i etur tu bënë shekujve, për fluturime.
Zëri i shkrirë në pëvuajte, tu bë dhimbshuria, dëshpërimi.
Prëhërit të saj lulëzoje, si piramidat,
që majat zbardhuese fshikin..
Si më parë i vdekur Gjergj Elez Alia.
Si më parë i gjallë prej zjarrit të zëmërimit u ngrite,
kur dhe një herë në pragun tënd të gurt,
lakuriqësia e çnderimit trokiti
me përvijimet e valles së përherëshme satanike.
Ti mes dhimbjesh dhe lotëve të motrës u rrite.

Sunday, July 13, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success