E Bukura Lule E Tetorit Poem by skender iljaz braka

E Bukura Lule E Tetorit

E bukura lule e tetorit
që gjallon mes krijesash që thahen e vyshken..
Eja sonte tek unë!
Me frymën e shpirtit tim do të shkruaj fjalë të magjishme dashurie, fjalë të ëmbëla pune,
fjalë të kristalta jete.
Eja, sonte të pikturoj me rënkimin e thellë të malit,
me zëmërimin e detit,
me ngashërimin e lumit dhe të pyllit.
Eja më e bukur se bukuria e hënës
që shkëlqen mbi bardhësinë e shndritëshme të mermerit.
Mbështetu mbi të gjelbërtën e thellë të ekualipsave të lartë.
Lamë me vesën tënde të padukshme e
të ngrrohtë, që më tërbon e çmënd.
Eja si një pasqyrë me reflekse
në të cilën njollat e padukshme të hijeve nuk kanë vënd.
Eja sonte lule e bukur e tetorit..
Eja kështu siç je e freskët,
miturake dhe e thjeshtë gjer në rrënjë.
çliruar prej vargonjëve të shirave vjeshtorë.
Eja në baltën time të pjekur pa maska të pështira,
pa makiazhe pa karta kreditesh e llogarish bankare.
Skajesh të ndriçuara, të ngrohura prej diellit të ngazëllehemi.
Eja në liqenin tim që dremit nën cicërima zogjësh.
Ne, kohës do ti mbeteemi përherë triumfatorë.

Friday, September 19, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success