E Imja Dashuri, Titanikja E Akujve Të Pashkrirë. Poem by skender iljaz braka

E Imja Dashuri, Titanikja E Akujve Të Pashkrirë.

E thella humnerë dhimbjeje, përzhitur nëpër zjarre.
Kraterit të zbrazët të zemrës sime të ngrirë,
nektarin dehës të netëve qumështore hodhe,
për të thyer vetmin time krenare.
E brisht më linde muzgjeve të përflakur.
O ti, më e pakufishmja kënaqësi e pambarimt,
që vrullshëm u ngjite ditëve të mëpastajme
me tërë ëmbësin tënde mishtore të shërimit.
Unë ethshëm të ndoqa rrëpirave të rrëmbyeshme.
I përhumbur shpesh herë horizonteve të djegura.
Përmes fërfërimës së kallzave të pranverës të thërrita.
Gjer ditës që të gjeta mes udhëve të mia të vdekura.
Tu përula gjunjëve si një shpendi i plagosur.
E supet ti mbulova me shtrojet e mia të varfëra.
Pas zjarrit tënd përvëlues i tëri i marrosur.
Mjegulluar prej djersitjes së gjinjëve të bardha.
E imja dashuri, zjarrmëtarja e ditëve të lumtura.
Qiejve të mi ndriçoi drita jote prej ylli fergëllues.
Ajërin mbushe me shkulma valësh të përgjakuara
dhe të paprekëshmet errësira të shkretuara mikluese.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success