E Shtrenjta Nëna Ime... Poem by skender iljaz braka

E Shtrenjta Nëna Ime...

E shtrenjta nëna ime...

Në ninullat e mbremjeve kur djepin më përkundje.
Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë.
- rritmu biro, si pëllumb i bardhë,
- rritu biri im, bëmu si një yll.
Ungjijët e shpirtit ballit m'i këndoje.
Nën ethet e trishtimit, prej rënkimit mekur.
E shtrenjta nëna ime, veten rënd qortoje,
se s'kishe ç'të më jepje, veç pak bukë të thekur.
Supeve të brishtë, rënduar mijëra halleve.
Veshur me të zeza, buzëqeshja sapo nisur.
Fatet të kryqëzuan, të hapën dhjetëra varre.
Nën lotëte e ngrirë, të rridhte jetë e ngrysur.
Me butesi mendafshi, si një vello hedhur.
Fjala jote ëmbël ditëve më përcillte.
Ngrohtësi e shpirtit tënd porsi llavë derdhur.
Hap pas hapi nënë, trupit seç më digjëte.
Në bebëzen e syrit e gjallë ti më je ngrir.
Dhe pse thinjur je, tretur gjer në kockë.
Për mua mbetesh deti, prej dallgësh e përpirë.
Unë një copëz valë, a si e vogëla përroskë.
Në ditët e marsit të trishtë..

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success