Enderra E Nje Vajze. Poem by skender iljaz braka

Enderra E Nje Vajze.

Endërra e një vajze

Të vështroja tek shkoje me ecjen e ngadaltë të muzgut.
Përmes lajthishtes së xhveshur humbisje verbërisht.
Si një velë e coptuar prej erës, flokët e tu të shpupuritur.
Prej syve më largoheshin, më zhdukeshin pafundësisht.

Përmes shtegut të së shkuarës të thërrmoheshin kujtimet.
E nëpërkëmbura jetë padrejtësisht të ndiqte nëpër ikje.
Me etjen e aromës së shpresës duke zhpërfillur zhgënjimet.
Ti shikimin tresje horizontit me të vetmen kahje nxitjeje.

Mall-djegur i rrëmbeje të parën freski blerimit të lëndinës.
Në turravrapin çmëndurak si lingth i një kali të harbuar.
Për një buzëqeshje fëmije, mbetur e zhuritur prej dëshirës.
Mbi zjarret e tua, imazh i tij si një planet duke fluturuar.

Endërruar të parën lidhje traktati midis nënës dhe fëmijës.
Si çdo vajzë që jetës kërkon t'ia rrëmej me çkusht shpagimin.
Mbi barkun e ndezur prej psherëtimës së fundit të vetmisë.
Të ujitur prej syve të përlotur, të derdhur si dallgë pikëllimi.

I luteshe ti qiellit, me të veç një ditë për të shkuar mbi yjësit.
Disa çaste të qëndroje pranë dritës dhe shpërthimeve të veriut.
Të ngrohtin gjak mbi tënden krijesë duke shpërbër vazhdimisht.
Gjersa të arrije në të largëtën strehëz të padukëshme të shiut. 

Saturday, September 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success