Gjithmone Do Te Kujtoj Poem by skender iljaz braka

Gjithmone Do Te Kujtoj

Gjithmon do të kujtoj...

Gjithë muret e heshtjes i theva një nga një,
Kur papritmas kësaj nate me erdhe si vegim.
Përmallshëm të kujtoj tani që s'të kam më.
Pendimin duke derdhur mbi veten si mallkim.
Harlisej kurmi ty nën puthjet e mia prej erës.
Përvëluar zjarrit pa mundur të lëshoja.
Në çark i mbaja ngritur unë ditët e shpresës.
Humbur vetmis time, marrëzisht të dashuroja.
Unë isha i yti e dashur, nga maja e këmbëve
gjer në rrënjën e imtë të flokut tim të thatë,
ndërsa ti për mua u bëre det i dallgëzuar,
ku ujërave të tua mbytesha përnatë.
Me lulet e urthit, që ball i bëjnë vjeshtës.
Qarkuar të kam patur si me grumbuj stërkalash,
për të mos i humbur kurrë dashurisë tënde të vlagët,
që me diell më mbështiilte dhe mesit të natës.
Të kujtoj dhe dridhem si degëza prej stuhisë.
Si fik deti lotoj nën peshën e dhimbjes.
Të paharruarat çaste do më ndjekin deri larg.
Kur supeve t'më rëndoj e rënda peshë e pleqëris.

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success