Ish E Bukur Puthja E Parë Poem by skender iljaz braka

Ish E Bukur Puthja E Parë

Nuk di nëse ta vodha asaj mbrëmje
të parën puthje nën shelgun vajtues,
apo ti m’a rrëmbeve me buzët shegëplasur.
Në sfon, syri i detit tinëz na vështronte.
Trupi yt i papeshë u bë kënga e tij e pafundëme.
E freskëta erë e natës,
nuk mundëte ti ftohte trupat tanë.
S’kish dallgë deti,
që zjarrin t’ni i shuante.
Prej nesh iknin, fluturonin tutje pulëbardhat.
Nën pushtetin e puthjes sonë të parë,
inatçore hynte xhelozia e valës.
Atje buzë detit, nën shelgun qaraman,
shigjeta për harkun e së ardhëmes,
farkëtoi ajo, puthje jonë e parë.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success