Jeta... Poem by skender iljaz braka

Jeta...

S'na buzëqeshi ne jeta, s'na buzëqeshi kurrë.
Mes fatkeqësish pafund ne shkuan nëpër breza.
Dhe vdiqëm të thjeshtë pa bujë e zhurmë.

Ngaherë na u duk e mbushur me gënjeshtra.
Por dhe e bukur si nuse mëngjezit na u duk.
Gjithçka qëlulëzonte dhe e rriste pranvera.
Papritmas na i rrëmbete dimëri murg.

Shpesh para kohej jetës iu burrëruam.
Por dhe fëmijë më shumë nga çduhej iu bëmë.
Mbase dhe dashuruam atëherë kur nuk duhej
dhe u ndam kur dohet të shuheshim më shumë.

Iu gëzuam dhe gënjeshtrës si fëmijë të bindur
Mënçurinë akumuluam për brezat që do vijnë.
E largët na dukej, e një tjetër bote vdekja.
Ne mbi vdekjen u ngritëm duke sfiduar perëndinë.

S'na përjashtuan dot humbjet, pikëllimet e ditëve.
Të rrahur prej erërash s'u lutëm për mëshirë.
Ne zëmërimin e ndrydhëm thellë në vetvete.
Patkonjët i mbathëm si kuaj të bindur, si kuaj të mirë

Ne të lindurit vdekëtar,
kësaj jete i erdhem për të luftuar,
që nesër e përgjithmonë........
të mbesim të pavdekshëm.

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success