Karrocë E Ëndërrave Të Mia. Poem by skender iljaz braka

Karrocë E Ëndërrave Të Mia.

Karrocë e ëndërrave të mia.


Mos mu ndal ti karrocë e ëndërrave të mia.
Të thella lëri vragat shtratit
të tokës sime të uritur.
Derdhe dhimbjen si vilare uji të përgjakura.
Që prej zëmrës pikojnë
mes kohërash kaq të zymta,
kaq të plakura,
kaq të thinjura.

Përmes blana udhëvdekjesh rrugëto.!
Rend mes shenjëzimesh të panumërta
të jetës përvëluese.
Mundimshëm tërhiqu mes plagësh gjakrrjedhur.
Shtegun e martirëve të tu ndiq.
Dheut të tejngjeshur prej barbarësh mizorë nxito,
duke shpërndar hirin e shenjtë të muzgjeve.
Për të mbrritur tek ky prag gjysmë i rrënuar.
Për të shpërthyer embrionin e ngurosur
të akullit, zjarrit e të trungjeve.

Nxito karrocë e kuajve të harlisur.
Kalëro mbi hirin përvëlues të luftërave.
Kufijëve të qiejve të zbrazet shkund
shpirtin tënd të pangopshëm,
duke i paraprirë tejdukshmërisë
së paqes së perëndimit.
skender braka

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success