Kjo Kurorë E Praruar E Bukurie. Poem by skender iljaz braka

Kjo Kurorë E Praruar E Bukurie.

Kjo kurorë e praruar e bukurie.

Vdekja, kurorë e praruar e bukurisë.
Nëna e nënave që lind e rrit fëmijët e erës.
Me nurin e saj të hijshëm pikon përmes nesh,
duke ardhur e ikur e ftohtë dhe lëndonjëse.
Ligjërim i ëmbël i ëngjëjve përpara fluturimit,
që kupolën e errët të shtëpisë së përjetshme
kërkojnë të ngren mbi mërmërimat e lëngimit.

Dallga pa shkmë që rreh e grryen bregun.
Frut i pjekur i pemës që këputet prej degës,
duke na lënë pas shihej e hidhur të bërthamës.
Valle e ndërkryer ujërash të heshtur,
Që hukat me kumbimin e trisht të këmbanës.

Vdekja, kjo kurorë e praruar e bukurisë
Na tregon se është një tjetër kopësht
që sfidon stinët e gje dhe noton përmes qiejve,
Që përmes reve tretet e humbet si shkëmbi i mjegullët.
Rrjedhin prej andej si ujërat e maleve mallet,
Valë pas vale deri tek pragu i bukur i dritës,
Që dita ditës i shpëton kryeneçësisë së drapërit
Pa mundur të zënë një vënd në ndjesinë e zërit,
që kërkon të flas që nga poltroni i gjarpërit.

Hajati i shtruar ku falen dhe luten shpirtërat.,
që mallkojnë rrëmujën e zhurmëshme të borës.
Ndaj le të vijë me përthinjen e saj!
Nuk i frikem se prej shikimit të një ënërrimtari
Merr rrugë dhe pandalshëm hov frymëzimin im
Dhe ndërsa ajo shkon apo kthehet
dhuratë më sjell traktatin e paqes së pajshme
që bëhet pelerine ime e bardhë për qiellin e zjarrtë,
Vdekja, kjo nënë e lodhur e vjeshtës së artë.
E pafrymë hesht nën qiellin e mesnatës.

Wednesday, September 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success