Kohe Poem by Erlet Shaqe

Kohe

Rating: 5.0

Të dua çmendurisht përgjithmonë,
Shoh dashuri në sytë e tu, kur ne jemi bashkë,
Nuk ka kufij, ska barriera,
Zëmra ime është mbërthyer dhe në të je ti,
Më mbaj afër në ëndrrat e tua,
Afër ndjenjave të tua, afër për të dëgjuar qeshjen tënde,
Më mbaj afër lotëve të tua,
Koha kalon, nga çasti në çast,
Çdo bimë në fushë, dhe lule vyshket, por dashuria është infinit,
Nuk ka kufij, nuk ka barriera,
Zëmra ime është një vend i pasur, tani që në të je ti,
Më mbaj afër ëndrrave të tua,
Afër ndjenjave të tua, afër për të dëgjuar qeshjen tënde,
Më mbaj afër lotëve të tu,
Dua që të jem i vetmi që të them kam mall,
Gjithçka që dua është të jem afër, shumë afër teje,
Sa kohë mund të rrimë përqafuar?
Sa gjatë mund të rrimë zgjuar?
Sa shumë mund të jemi të gëzuar?
Sa mund të jemi të dashuruar?
Më mbaj afër ëndrrave të tua,
Afër ndjenjave të tua, afër për të dëgjuar qeshjen tënde,
Më mbaj afër lotëve të tua,
Dua të jem afër për të thënë sekretin tim,
Të dua, Të dua, Shpirti im!

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success