Ku Po Shkojm! ? ... Poem by skender iljaz braka

Ku Po Shkojm! ? ...

Prej lindjes gjer në vdekje..
Majë akullnajash të papushtueshme.
Hon i pafundëm errësire të pa zhbirueshme.
Melodi e mbytur për vesh të shurdhër është jeta.
Tabllora luftërash, krimesh, vrasjesh makabër,
grabitjesh e përdhunimesh.
Të gjithë gënjehemi sikur luajm në një teatër.
Drejtë së ardhmes ne shkojmë me frymën e urrejtjes.
Ditët tona nuk dim veç barbarisht të çnderojmë.
Nga njëri altar thërrasim në emrin e së vërtetës.
Nga tjetëri pa të keq injorojmë tiparet e vetvetes.
Ideollog të zellshëm predikojnë lirinë e planetit.
Horra e hajdutë drejtojnë timonin pa busull të shtetit.
I urti zë shuar struket në guackën e brisht.
I marrosuri si kaposhi mbi plehë kërcënon me gisht.
Nën ritme muzike nderohet braktisa e prindërve.
Mes kafshimit të kohës zvogëlohet rritja e fëmijëve.
Të revoltuar dëgjojmë të njëjtat britëma kafshërimi.
Trupa të pa jetë humbasin pa asnjë vënd varrimi.
Me sy të agulluar ku venitet parakohe dritë e perëndimit.
Lumenjë të tërë mëkatesh vërshojnë mbi izobaret e zhvillimit.
I ndershmi përlyhet me vesin e lashtë të kurvërimit.
Vet kurvëria shënjtërohet si fitore e madhe njerëzimit.
Krenari e zhgënjyer përpëlitet nën kujen e përdhosur.
Ndërgjegja digjet prej etjes në koma ballcamosur.
Pakica fluturon si në përrallat me qylimat hapsinore.
Të tjerë mbijetojnë në kushtet e varfërisë çnjerëzore.
Ngado ngjyrimet e ditës prej errësirës janë pushtuar.
Mosmirënjohës ndaj jetës, përherë në mungesë.
Të besdiisur prej punës, pa më të vogëlën shpresë.
Si foshnje përgëdhelur, prej hijes tonë të deformuar
Me plazma gjaku vetëm hakmarrjen kemi lartësuar.
Një vëlla në tregun e prostitucionit motrën shet.
Një palo burrë padrejtësisht gruan pret e vret.
Një qeveritar nën hijen e pushtetit terrorizon.
Vetëm një nënë në rrugë hedhur si një leckë e vjetër,
s'ka zemër dhe shpirt, pjellën bastare se mallkon.
Vetveten mashtrojmë me egon se kemi pushtuar gjithësin.
Nuk di nëse jemi ne të çmëndur,
apo koha prej nesh mori çmëndurin?
Ku po shkojmë me këtë turravrap të çfrenuar?
Engjëllin dhe djallin brënda shpirtit tonë kemi gatuar.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success