Lipotemi Shtazore… Poem by skender iljaz braka

Lipotemi Shtazore…

Përmes ajërit të ndotur,
grabitqarë të ethshëm,
të rritur nën intriga,
të coptuarat mushkri të mijat mësyjnë.
I brejnë.
Pamëshirshëm i kafshojnë.
Gjakun tim të mpiksur,
nën kënaqësit mizore thithin dhe pështyjnë.
Unë ashtët e mi, për të përballuar mbijetesën,
si në natë pa hënë, pak e nga pak,
nën nofulla të mpira prej dhimbjesh thërrmoj.
Lirinë e përndjekur thërras,
të humburat shpresa shkretëtirave të djegura të vobektësis.
Në grushte helmin vdekjeprurës të jetës mbledh,
Siç mbledh lypsari rrezen e pashuar të dritës,
luginave të akullta të lumturisë.
Oh, tragjedi e trazuar ulërimash!
Ti që transparencën e dritës pret me shpirt të tronditur.
Ecja nën dhunim asnjëherë nuk mundet të buzëqesh.
Veç një lutje e dëshpëruar lartësohet
qiejve të pafundëme të sakrifikimit.
Lipotemi shtazore, egërsisht e goditur.
Në mëndje më mbetesh një kujtes e vazhdueshme
që buçet e tronditur.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success