Më Jep Një Grusht Vjeshtë Poem by skender iljaz braka

Më Jep Një Grusht Vjeshtë

Më jep një grusht vjeshtë


Më jep një grusht vjeshtë e dashur.
Prej vjeshtës që se puthi kurrë njeri.
Të mos shkoj ashtu pa bujë e zhurmërim,
si një çunak i uritur, humbur në arrati.

Më kot e paskam ndrydhur veten time.
Paska dhe vjeshta brigje ku ulërin shkëlqimi.
Ndaj ngrem prej humnerë së thellë të ditëve.!
Thyema kulajkën që udhë të marrë frymëzimi.

Më jep një grusht vjeshte e dashur.
Mbase ma largon këtë breng, kush e di.
Me leshërat e tua të florinjta më mbështill.
Dehur prej aromës së tyre, vjeshtës ti bëj zili.
skender braka

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success