Mos U Frikso.. Poem by skender iljaz braka

Mos U Frikso..

Mos u frikso..

Dëgjoi, o njeri, këto fjalë prej një të marrosuri.
Në të qëlloft si asnjëherë i vështirë fundi kësaj jete.
Si më i braktisuri që vitet shtyn në pleqërinë e thellë.
Mos iu frikso mendimit pse dheut të ftohtë do ti zbresësh.
Por asaj çfarë i ke dhënë e ç'vlerë në kaq vite i dhe jetës.

Mos u trishto nëse nëpër të, hapat do të devijojnë në errësirë.
Kam përjetuar dhe unë më parë të tilla situata të ngjashme.
Në këmbë, i mbytur prej dëshpërimit kam qëndruar si i ngrirë.
duke pritur belbëzimin e një fjale të ngrohtë ngushëllimi.
dhe shpresuar për zgjatjen e një dore të sigurtë e të mirë.

Si më i egri shpërfytyrim i ringjallur i një kohe të vdekur.
Gjirizeve të flliqur ku hasmin s'do të doje të groposësh.
Do të shfaqet imazhi i tiranisë me grahmë e saj të qelbur.
Ti mos iu trëmb, ëdërrave të vdekura jepu një shpjegim.
Diku mes shpirtërash të humbur vetveten ke për të gjetur.

Pavdekësinë tënde rrënjose atje mes trupash të vdekur.
Prej plogështisë së harresës, nxirre e shkunde burrërinë.
Se edhe unë më parë jam grindur e rebelues kam djegur.
Aty ku kam shkelur, pamëshirshëm kam goditur gjithë ata
që për qëllime të këqija kultivuan urrejtjen dhe mizorinë.

Ata që në heshtje pranuan të nënshkruanin humbjen.
Dhe jetës nën vetëdije i bënë më të keqin shërbim.
Britmën tënde të fortë do ta ndjejnë dhe kufijëve të përtejëm.
Të frikur do të dridhen nëpër terrin e gjithë viteve në vijim.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success