Në Luftë Me Vetveten… Poem by skender iljaz braka

Në Luftë Me Vetveten…

Në luftë me vetveten…


Ka dhe luftëra të tilla pa zhurmë dhe pa bujë.
Kur njeriu lufton heshturazi përherë me vetveten.
Kur thellë shpirtit i gëlojnë ndjesi krejtësisht të kundërta.
Përmes prishje ekuilibrash dhe harmonish për të drejtën.

I ndodhur mes ngërçit dhe dilemash të pafundëme.
Dritën e udhes së tij njeriu, mundimshëm kërkon të gjej.
Drejtë së përsosurës, të vërtetën duke kërkuar pafundësisht.
Mes shpresash të shuara, jetën e kërcënuar kërkon të ushqej.

Në vazhdimësi për të hapur shtigjet e rrugëdaljes.
Shmangur prej humbjesh dhe disfatash, përplasur ashpërsisht.
Rrëzuar e ngritur mes dhimbjesh dhe përbaltjes.
Sfidant i kësaj lufte për të mbetur përjetësisht.

Nën heshtje të tejzgjatur, vargani i mendimeve tunduese.
Përtej çdo pendimi mes shkaqesh dhe pasojash.
Ngritur mes trishtimit dhe brengave përvëluese.
Të ardhëmen ndërtuar mes ngrehinash dhe rrënojash.

Në këtë betejë të hapur, të lindur përgjatë shekujve.
Përmes konfliktesh të përditëshme përherë duke u ndeshur.
Në përgjakje të vazhdueshme mes rilindjeve dhe vdekjeve.
Demon i arsyes, patundshmërisht ndër qëndrime mbetur.

Pa këtë luftë askush nuk mundet të korigjoj vetveten.
Lehltësisht dinamikën e jetë në sqetull për t'a marrë.
Pasi asnjë jetë më mbrapa nuk mund të rikthehet.
Dhe askush pa këtë luftë, s' mund të zbres
me një medaljonin të bukur në varr.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success