Në Pesë Kontinentet Kam Dashuruar Poem by skender iljaz braka

Në Pesë Kontinentet Kam Dashuruar

Në pesë kontinentet kam dashuruar.
Kam dashurar gra të verdha, mulate, të zeza.
Në sejcilën prej tyre kam gjetur të veçantën e munguar.
Të përbashkëtin shpirt njerëzor njëlloj kudo të njehsuar,
por dhe kam lënë shpirtin tim prej poeti të rrebeluar.

Tani në kokë më ka hypur, një poemë të gjatë të këndoj
për tokën dhe detin e me shpirt të këlthas për diellin.

Këmbyer kam patur me to veç fjalë të ëmbëla.
Fjalë llozhash, muzgjesh.
Fjalë të thëna netëve ngadhnjimtare nën hije mështeknash.
Kemi këmbyer përfytyrime të puthurash,
afshe të shuara prej perëndish të lashta,
margaritare ëndërrimesh dhe tinguj melodik zemrash.

Në të pesë kontinentet kam dashuruar.
Tash që kaq kohë i vetëm kam mbetur,
i hidhëruar prej skamjes dhe varfërisë
kam nisur të rrugëtoj përsëri udhëve të vjëtëra.

Zogjëve të bardhë u fërshëllej,
ca nxitjeve të çuditshëme që më vijnë prej kohëve të harruara,
atyre mëngjeseve të bardha, në shpirtëra këngësh të shndërruara.

Në të pesë kontinentet kam dashuruar….
ngjyrat në lëvizje, ngado më kanë bërë miqësi..

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success