Ndofta Per Te Fundit Here Poem by skender iljaz braka

Ndofta Per Te Fundit Here

Ndoshta per te fundit here....

Në të pambyllurat plagë, shkaktuar
prej nje miljon poshterimesh të marra
në arenen e nje lufte absurde klasore.
Zhuritur permes zjarresh totalitare,
perhere nje dhimbje therese kam ndjere.
Ne perpjekje per mosbindje pikpamjesh,
etjen per te pamunduren kam shuar,
duke kerkuar falje prej Ferrit.
I mberthyer kam qene ne kurthin e dogmave.
Ngaherë me eshte dashur per te njejten arsye,
mbijeteses, ti jem perulur
me perdhosjen e dinjitetit
perapra imazhesh te shemtuara..
I dekurajuar prej zellit te dishepujve proverbial,
prej Zylosh, Krisht mohuar.
Trembur prej britmave te mekura korbash,
qiellin kam pare perhere errersuar.
Papergjegjshmeria e orakullit euforik
shpesh me ka irrituar me cinizmin miklues
dhe atehere veten e kam ndjere me te mjere se kurre.
Rendome, braktisur prej shokesh,
ne vetemine time jam gjendur perball heshatsh kryqezuar.
Atehere kur mendova se gjthcka m'u pertha.
Ne pritjen e gjate te ndezjes se nje pishtari lirie,
qe ne ditet e para te rikthimit,
pas shtate lekuresh perveluar,
nen monstruozitetin e ketij evenimenti,
njemije ton poshterimesh perseri mbi mua rane.
Mbi majat e kujteses se perdhosur,
pertej imagjinates se humbur.
turtura ime, ngrihet ne mbrojtje te fuqise se realitetit,
I kredhur perseri ne njmije ton poshterimesh kam mbetur.
Kam mbetur po ai skllav i perpjekjeve te deshtuara,
thekshem duke renkuar.
Ne shikimin e perhumbur te syve te mi,
vetveten ende pergenjeshtroj per
tretjen e pafundesise mizore.
Ndoshta per te fundit here
thonjet mbijeteses i'a kam ngulur.

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success