Ne Luften Per Te Mbijetuar.. Poem by skender iljaz braka

Ne Luften Per Te Mbijetuar..

Ne luften per te mbijetuar..


Në atë ikje rraskapitëse për në tokën e premtuar.
Larguar shpirtit prej territ të natës.
I putha duke qare nënen e përlotur,
kangjellat e portës dhe rrugicën e dashur.
Putha cimat e ndryshkura të anijes fantazemë,
ankoruar në molin e vjetër mjekërrbardhë.
Putha bregun e lagur dhe baltën e tretur të tokës,
të djegur prej zjarreve të largimit gënjeshtar.

Mbi blunë e detit mbolla mijera lot,
për të vaditur koralet dhe algat e mërgimit.
Udheve të vetemuara pa kaje kthimi.
Mbolla gjithë brengat shkaktuar prej trishtimit.

M'i shqeu marsi egër portat e keshtjellës
se zemres sime me pamje mesjetare.
Hovshëm me ngriti mbi udhekryqet e jetës,
humnerave te mashtrimit për të njohur veteveten.

Shpatullat dhe ballin i mbeshteta mbijeteses.
Si nje pikez vese u hodha mbi ditet gerqerore.
Dhembet i'a shtrengova damareve te jetes.
Me krenarine e trasheguar burrerore.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success