Nga Libri Qyteti Im - Bregu S'Do Te Kishte Shpetimtar Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Bregu S'Do Te Kishte Shpetimtar

Bregu s'do të kishte shpëtimtar..

Mbushur me helm është sot zemra ime.
Po ashtu dhe buza e rrudhura parakohe.
Më mirë një i çmënur i detërave të isha.
Sesa vetmitar të rroj, kështu pa dashnore.

Një të dashur që pata më braktisi një natë.
Mbi jetën time ajo derdhi gjithë helmimin.
Fole merimangash, o mik, më derdhi në shtrat.
Si shpirtit tim dhe yjeve ua morri vezullimin.

E desha marrëzisht dhe përsëri do ta dua.
Si qelq të thyhet bota në miljona thërrime.
Mbi shkrumbimin e saj do të ngrihen gjithkund.
Vdekja dhe flakët përvëluese të dashurisë sime.

Dikur m'i puthte buzët gjer në dhimbje.
Dhe shpirtin m'a coptonte me syrin ziliqar.
Se dija se thellë detit anija jonë do të mbytej.
E bregu në buzmbrëmje s'do të kishte shpëtimtar.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success