Nga Libri Qyteti Im - Eja Sonte, Eja! Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Eja Sonte, Eja!

Eja sonte, eja!

E vdekur ëndërrës sime të trisht iu shfaqe,
tej një vëndi të çuditshëm mes gjethe mullagash.
Gjysmë e varrosur në rrënjët e një qiparisi të plakur.
Unë erdha dhe shpirt prej shpirtit tim të dhash.
E ti mostra ime mu riktheve e bukur, e ringjallur.

- Eja sonte të thashë.
O e bukura e përrallave të moçëme!
kësaj mbrëmje të vakët vjeshte mistike.
Digjëma prrushin e fundit të këtij zjarri përvëlues.
Në shtatë portat e qiellit të hapur,
zemrën time të përgjëruar për ty, ngjite!

Eja sonte, ti zanë me parfumin e luleve të bjeshkës.
Arratise erën e rëndë të dashuris sime të vdekur.
Uljonja ime e adhuruar, Shëmbëllimiim i përgjumur.
Shpirtin mizor çpoma, me duatë e tua si trandafilat e egër.

Eja, të ngatërrohem flokëve të tu të mëndafshtë.
Gjitë harresat ti thith në honin e buzëve të shkrumbuara.
Duke u dridhur vritëm në mjerimin tim të dhimbshëm.
Me forcën e magnetizimit të epshit,
në një të vetëmë bashkoi zemrat tona të binjakëzuara.

Thursday, June 26, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success