Nga Libri Qyteti Im - Koha Per Te Vdekur Eshte Koha Per Te Rilindur Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Koha Per Te Vdekur Eshte Koha Per Te Rilindur

Koha për të vdekur është koha për të rilindur.
Kohë pendese derdhur permes currilit të plakjes.
Kohë e pakët mes dy jetësh thinjur dhe rinuar.
Një kohë refleksionesh të mëdha, përsiatjesh.
Kalërim i dashuris përtej dëshirës dhe vdekjes.
Kohë pritjesh për tu përqasur me një botë tjetër.
Me prehjen shpirtërore dhe butësin apostolike.
Kohë ikjesh për në vëndin vakant të vetmimit.
Përtej piskamave pohuese grirore të fatit.
Prej njërës rrëshqitje në tjetrën kreshpërohet shpirti.
Zbutur prej zjarrit lëbyrës të hithrës nën dobinë e mëkatit.
Atje ku zjarret digjen pa tymëra dhe zhurmë.
Eshtë koha mbi veten të sundosh i grryer nga uria.
Të mos largohesh si një mbret i mundur nga zia.
Ditët e shkuara dhe ditët në rrugëtim.
Në kohën për të vdekur thërrasin këmbanën madhore.
Përulen si dallgë të poshtëruara prej vetvetes
dhimbjet zhbiruese të fluturimit në amshim.
Gjethet e thata gërvisin tulin e frutave të papjekura,
dhe turpin e gjithçkaje larë prej njollave të nderit,
mbetur të përlotura udhëve të pashfrytëzuara.
Më e pangushëlluara ziliqare zgjuar fundit të pafundëm.
Si ndërgjegjësimi i tretur përmes buçimave të sirenës
përpara fytyrës me përtëritjen e përhershëme, madhështore.
Koha për të vdekur, kohë e ndërmjetme në paqëtim.
Prekni aty frymimin e pluhurit të zbardhëdhyer!
Mësoni aty njehsimin e gjuhës së të vdekurve me
atë të të gjallëve me plagë trupi pashërim.!
Koha për të vdekur është koha për të rilindur.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success