Nga Libri Qyteti Im - Kur Thyhej Vjeshta…. Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Kur Thyhej Vjeshta….

Kur thyhej vjeshta….

Kur thyhej vjeshta,
nën një përzierje vaji dhe tingujsh,
mes pikëzave të fundit të shiut humbiste portreti yt.

Lot të dhimbshëm i pikonin qiellit zëmërak.
Si një pupëlz imcake mes dëborës së parë,
që kishte nisur të binte mi përvidheshe syve,
mes pyjeve gjetherënë duke shkuar larg e më larg.

Në dhomën time heshtjekallur,
një çirrmë e dobët ngatërrohej mes librave.
Ngatërrohej mes rreshtave.
Ngatërrohej mes fletëve gjysmë të shkruara të poezive,
ashtu siç hynin e dilnim prej qënies sime,
tingujt e trishtuar e të zverdhur të vjeshtave.

Rrethuar prej unazash korale të diellit.
Tehut të mbrëmjes i vërtitej hija jote e bardhë.
Me ngurrime rresh të varura mbi pishnajë më ngjaje.
Më ngjaje me puhizën e gjelbër rrugëve të rrëgjuara.
Më ngjaje me fytyrën time që përpara vegimit tën u ringjall.
Në sfoundin e diçkaje të papërcaktuar
kridheshin sytë e mi dhe kërkonin të gjenin.
Vallë ku ishe e ku fshiheshe ti?
Ende nuk mund të kuptoj se si heshtja pandalshëm
lëviz drejtë këtyre grykëvarreve të errëta.
Se ç'raport enigmatik ka me jetën, vdekja.
Di vetëm të them e dashur se për aq kohë,
ti ishe për mua madhështia dhe vet jeta ….

S'di pse të kujtova tani që po thyehet vjeshta……

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success