Kokën ule e diç murmurite nëpër buzë.
Jetoje me mendimin se unë të tradhëtoja.
Ndër mënd se kisha shkuar kurrë e dashur.
Se pa dashurin time më tepër do të doja.
Një mbrëmje kur muzgu befi përmbi det.
I vetëm shkoja përgjat bregut këngëtar.
Pa ty gjithë bota më dukej aq e shkretë.
Dhe vetja më dukej si kërkushi, mëkatar.
Atij çasti e kuptova seç ish në thelb vetmia.
Se humbja të shkaktoka një hon kaq të errët..
S'u shkërrmoqka si yjet nëpër duar mërzitia.
Mes dilemash dhe vet jeta tu bëka më e pjerr’t.
Se ky breg ku ne u puthëm s’është i kot.
Atje ku vdesin dhe rilindin të gjitha dashurit.
Jetën duke thithur përmes etjesh dhe nën lot.
Se u dashka ca vullnet për të thyer marrëzit.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem