Nuk Bëra Kurrë Kompromis Me Të Keqen. Poem by skender iljaz braka

Nuk Bëra Kurrë Kompromis Me Të Keqen.

Me angulla vdekjesh nxitove drejt meje.
Duartë e përgjakura për të më mbytur zgjate.
Unë nuk t'u stepa, s'tu frika, nuk t'u trëmba.
Ishe ti që ndiheshe mbërthyer prej paniku.

Ti e dije që jetës nuk i eca kurrë i përgjumur.
Se dëshirë kam patur të këndoja buzëmbrëmjesh.
Që gjithçka të trishtuar ta digjëja mes flakësh.
E fushave të xhveshura të përvëlohesha prej etjesh.

Po ç'faj të kisha, magjistricë me mantel të ndotur.
Që horizontet të digjeshin prej shpirtit të coptuar.
Që sytë të shkëlenin me një shnëdritje të kobshme.
Që përpara meje të dridheshin këmbë e duar.

Unë kompromis me të keqen s'bëra kurrë në jetë.
E ndëgjegjen se krodha kurrë në pafundësira çnderimi.
Di që të vërtetën pikturova veç në të njëjtin portret.
Si piktor i mëkateve hyjnore, që prej syrit i lind shkëlqimi

Sunday, June 1, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success