Nxitoni O Ju Hapa Te Penguara Poem by skender iljaz braka

Nxitoni O Ju Hapa Te Penguara

Nxitoni, o ju hapa te penguara...

Nuk di përse ngjasoj me nje varke mes detit,
humbur natës së ftohtë, larg, tej bregut,
thithur prej dallgeve te terbimit,
ku frika prej frikes fshihet dhe tej i bënë pritë shtegut.
Në horizontin e largët te sakrificave te mija,
për të ecur udheve te panjohura te rrezimit.
Në ditet e marsit te vonuar nxitoj.
Nxitoj përmes akujve ende të pashkrirë të dimërit.
Mes dëborës ngjitem nëpër nje shpat mali,
me nevojen për të arritur diku mes ndjenjë së kohës,
përpir prej flakëve të përvëlimit.
As vet nuk di se çfarë kërkoj prej vetes,
se çfarë më pare ti rizgjoj kujtesës.
Ndoshta për të gjetur një shteg mes reve,
ku varrosur jane shifrimet e zemerplasjes
dhe te humburat kode shekullore te beses.
Ndoshta përtej vargmaleve dua të qendroj.
Të shtrohem kmbëkryq kullave te ngujimit.
Atje ku brenga të dhimbëshme thekshëm rënkojnë,
të fshehura prej kaq vitesh, nën pikëzën e vesës.
Ngjitem nëpër të padukëshmen e tretur horizontit,
të pëpirë prej rrezes së pare të agimit.
Atje ku mitet dhe legjendat e qëmoteshme,
lengojnë si të fundit tinguj grykësornën përgjumjen e harrimit.
Ndoshta më duhet më parë te përzgje
dhe kendin me te pershtateshem te shikimit.
Drejtë portës së larget të diellit të kërkoj,
melhemin për të mbyllur plagët e shkatërrimit.

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success