Përpara Portës Së Vjetër Poem by skender iljaz braka

Përpara Portës Së Vjetër

Përpara portës së vjetër


Ka diçka që më nguros përpara kësaj porte të vjetër.
Por s'më trëmb misteri frikshëm që fshihet pas saj.
Pa ditur seç kërkoj kështu kësaj udhe të djegur.
Llogaris faturën që do të paguaj me çmimin e jetës.
Me atë të shpirtit, që jeton botës së perëndive në hyjnajë.
Kreditet që përgjatë viteve mblodha për të kuptuar
ndritshmëritë e padukshëme të fjalëve të gjalla.
Ku u degëdisën e humbën vallë këta breza njerëzish,
për të cilët u ngritën mitet e u thurrën mijëra gojëdhëna.

Hallehedhur pas shpinës shkoj buzëmbrëmjes në bregdet.
Të hirtën e tokës vështroj që tretet nën ngjyrimet universale.
Dëgjoj sonetën e muzgjeve, ultratingujt e lakuriqëve të natës.
Dhe të mallëngjyeshmen këngë zë drithëruese të valëve.

Shoh një kalimtar në udhë të drobitur prej plagëve.
që fërshëllen me bindjen se jetonë të vërtetën.
Në shtëpi nëna çdo ditë me motrën grindet,
që veç makiazhit s'di të bëjë asgjë tjetër.
I urrti m ungj dhe sot harroi të lexoj gazetën.

Një zhgjëndërr e çuditshme kanë qënë vitet e mia.
Si një ëndërr grirore brënda një ëndërreje të thellë.
Në mjekrrat e gjyshërve kurrë si kam kuptuar ato thinja.
Të damkosurit prej mretërish dhe sirenash të shpifura.

Përse vallë vargjet e mia të para në mënd më risillen?
Ato fragmente dashurie, që në copëza letrash
shkrova e i grisa një nga një.
Atëherë unë vdekjen as që mund ta merrja me mënd.
Më dukej se me kafshimin e saj të ngadaltë bëja dashuri.
Pas asaj porteje të vjetër trokas i heshtur,
Me mendimin se jetës pak e nga pak jam duke i vdekur,

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success