Pabesia Ime E Tradhëtuar Poem by skender iljaz braka

Pabesia Ime E Tradhëtuar

Shtigjeve të një pylli të egër
vazhdoj të bredh fillikat.
Me pamjen dhe mëdyshjen e një të verbëri të harruar.
Gënjyer prej gjeometrisë së një jete të pakuptimt..
Vetëm të puth dua. Kam mall.
Të puth kupën e qiellit në netët e dimërit
Sytë dhe buzët e thara të detit të trazuar.
Majë shkëmbit prej nga jam rrëzuar
të ringjitem me këmbët e mija dalëngadalë.

Fryma e erës mbi krelat e një vale të vetmuar.
Tani po u rrëfen etheve të qytetit tim në muzg,
Mbi poshtërsitë dhe pabesinë time të dukshme,
si një pasqyrë të kobshme të një kujtimi të shkuar.
Ç’djall poet i pashpirtë paskam qënë,
që vetëm prej klithmës së një fëmije të rrebeluar,
mbeta i tradhëtuar, një mëngjesi të bukur në agim..

Oh sa shumë frikë kisha të të prekja!
Sa shumë frikë kam patur të thosha veç një fjalë.
Vetëm në egzstencën e frymëmarrjes së ujit kam besur.
dhe në bregun shkëmbor
prej hënës së plot që ndriçon mbi këtë djall moçal.

Gjithë lumenjtë që rrjedhin,
i ndrrojnë papushim ngjyrimet e tyre
Dhe ishujt e vegjël të ëndrrave treten vazhdimisht.
Me një ngathtësi mizore tërë papesitë e mia gremisen,
siç rrëzohen petalet e trandafilave të trisht.

Shtigjeve të një pylli
vazhdoj të bredh fillikat..
Prej pabesisë time i tradhëtuar.....

Pabesia Ime E Tradhëtuar
Monday, December 7, 2015
Topic(s) of this poem: artistic work
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success