Pas Teje Vrapoja Poem by skender iljaz braka

Pas Teje Vrapoja

Veç shpirti im e dinte se për ku po e thyeja
misterin e asaj vetmije, sa tmerrake e të ngjeshur,
si në një gufallë hapur, të pafundëme, zjarrmëtare.
Me gjoksin e bardhë prej Tadeni fluturoja si zog mali,
prej psherëtimës së një fluture, fort të trembur.
Lirishtes së blertë, krrusur prej peshës së rënd të mëkatit.
Turravrap i përvidhesha me nxitim të nagtërruar.
Shqetësuar prej një mëndjeje të turbullt e të çartisur.
I hutuar prej dëshirës, duke përfytyruar në pafundësi
shëmbëlltyrën tënde përtej ca akujve të krisur.
Ti më ndillje dhe tërhiqje, si bregu valët e kristalta.
E unë rrekja të të prekja…
Brigjeve të ishujve të tu, do të doja që të ndalja
e të prehesha asaj mbrëmje çmëndurake.
Me një rënkim të thell, si prej bishe të plagosur,
mes shtullungave të fundit të mjegullës, të thërrisja.
Zëri im i ethshëm ngrihej drejt një vëndi,
ku tjetër gjë veç teje nuk vëreja
dhe të humburit monopat, diku tutje të përflakur.
Nuk di, nëse do të mundja të arrija…
A të rrokja, arratisjen tënde marramënthore,
prej kësaj qorrollisjeje të çmëndur, të pamundur,
për të ndjer pëkëdhelinë, ëmbëlake të një dore.
Ti më shfaqeshe si një yll, që prej qielli bie këputur,
që humbet nuk'di se ku, nëpër ca hapsira boshe.
S'doje vetëm të qëndroje, ashtu siç ishe e vuvosur,
të rrëshqisje përtej bregut, as vet pa ditur të qëndroje.
Përmbi krifën e gjethinave, shëmbëlltyra jote frenoi të prehet,
ndërsa kurmi yt, përsëri për diku larg, rrek e shkonte.
Në atë copëz vend, ku vetëm dashuria di të shkoj.
Në atë copëz vend, ku vetëm dashuria s'di të kthehet.

Thursday, July 10, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success