Rilindje Poem by skender iljaz braka

Rilindje

Rilindje


Ia shtriva dorën e zbardhur valëkaltërës.
e prej syve të saj mu njomën mollzat.
Si luhatja e përjetëshme e erës nëpër muzg,
më erdhi rënkimi i degës së tharë të palmës.
Vragave të kohës kishte rrjedhur pjalmi,
bashk me pickimin e bletës, që në jetë më solli.
Bova e largët lëkundej e përzhytyr,
për anijen e zhdukur viteve të shkuara
thellë thellësive të paaritëshme të detit,
që bregut më nxorri me frymën e tij të kripur.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success