Ringjallur Pas Ndëshkimesh Poem by skender iljaz braka

Ringjallur Pas Ndëshkimesh



Në të përpjeta të pashkelshme, kudo ku kam ecur.
Buzë honesh e rrëpisha, shkoja larg e më larg,
pa ditur se ç'më priste atje,
në atë ishull të mallkuar e gojë mekur
ku përbaltja dita ditës na njolloste në çdo kënd,
ku s'kish hënë e s'kishte drite,
për asnjë, nuk kish një vënd.

Të vështirë e pata patur të harroja seç kam qënë.
Por veç Ligjit, për gjithë mëkatet do t'i lutem t'më dënoj.
Nën rrethana poshtëruese ndjej të qënurit fajtor.
Se kam një varrë për tu varrosur, gjithnjë shpresoj.
Se dhe në ferr më thonë, do të kem një kënd, për vizitor.

Tani i vdekur i rishfaqem, qytetit tim të harruar.
Vij i mbytur nga hidhërimi, pas ndëshkimesh i ringjallur.
Prej ca traumash shkatërruese, tërësisht i vetdënuar.
Porsi shpirtëra të arratisur, një nga një gjithë perënditë,
brënda qënies sime plak, seç i ndjej t'më jenë larguar.

Oh, ti barku i mallkuar,
mbartës i së keqes kaq të madhe e vrastare.
Sytë më vezullojnë mbi plazmën tënde të çngjyruar.
Shihmi! Shihmi këto këmbë e këto duar që më dridhen!
që kërkojnë të çapiten e të prekin mijëra varre.

Të avitem përsëri, kështu siç jam i verbuar,
me këtë pamje të mërzitshme, shpërfytyrore.
Të përulem para këmbëve i helmuar, shpresë grryer.
Se urija për moral edhe sjellje djallëzore, s'do t'ia dij.
Se një zëmër e lënduar s'është gjë tjetër veç tragjedia,
më e dhimbshmja e një jete të përdhosur nën poshtërsi.

I ringjallur pas ndëshkimit,
prej të njëjtit mallkim ngaherë i shtrëngar.
mes të vdekurish, si i vdekur i rishfaqem
rrugicave të përbaltura që përpëliten në agoni.
Këtu rrekem të nderoj gjithçka të humbur
që askush se ka nderuar.

Nuk dua të hakmerrem, as ndaj atij gjarpëri
që dhëmbin e vdekjes trupit tim ia nguliti.
Kurrë s'kam dashur të ndëshkoj as atë,
që dikur rëndë më pat ndëshkuar.
Iluzion i ngashëryer në harresë më mbeti shpirti.

Nën një lutje të pashpresë, vetndëshkuese,
si i kryqëzuari në kryqin e tij i gozhduar.
Atij që gjer më dje prej frikës i jam nënshtruar,
sot nën të njëjtin rënkim i afroj rrugën time,
nëpër të cilën shpirti im ndihet vetëm i lartësuar.

Ringjallur prej ndëshkimesh, rikthehem…

Friday, May 30, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success