Shkozeti Ynë Poem by skender iljaz braka

Shkozeti Ynë

Shkozeti Ynë

Çuditërisht, tek një kornizë e vjetër
u ngulitën këtë mëngjes sytë e mi të vegjël.
Me zemër të zalisur ndjeva shtangjen e nemitur.
Je ti aty, copëza e vogël e mëhallës sime,
që orbitës së kujtimeve të largëta i vërtitesh
edhe me heshtjen e përjetshme,
më madhështore më rikthehesh pas kaq vitesh.

E imja mëhallë e humbur.
Përmes zjarrit të largët më shfaqesh,
atje ku i vjetri 'Orrel' digjej në përjetësi.
Ti strehëza jonë e akullt, mbushur e tëra plot helm e vrerë.
Trazuar klithmash më rishfaqesh, nën një tragjedi.
E goditur për vdekje, më parë e shtypur me egërsi.

Shkozeti ynë, i rrethuar prej reflkse algash, ndyrësish.
Porta e parë nga hynin lajmet më të çuditshmet e botës.
Mes baltovinës së kënetës më shfaqesh i fundosur.
Ndonse i poshtëruar, ti na rrite drejtë një bote plot rreziqe.
Brengat thyer një nga një, përmes ditëve rraskapitëse

Përmes kohës, thjeshtësisht ti fluturoje.
Larg, përtej thellësive të detit tënd rënkimtarë,
Shpirt tronditur shtyje të përgjumurën vetmi cfilitëse
dhe kotësitë e atij metabolizmi të çrregullt e vrastar.

Shkozeti ynë, streha dhe bujtina e të varfërve,
ngopur me ëndërrat e detit dhe të dritës.
Ti shkulma e përgjakshme e të gjitha sytheve.
Me fytyrën e bonifikimit të zhurmshëm më kujtohesh.
Më kujtohesh me aromën djegëse të plastikës.

Nën një masë të zezë resh fshehur pishave të përzhitura.
Fëmijëve e tu që trokisnin derë më derë duke qarë,
Gjithë të trëmbur prej vrazhdësisë së natës së marrosur
me një copëz hëne varur gjymtyrëve të drobitura.

Shkozeti ynë me kopshte të heshtura tërë plogështi.
Fantazmat hijerënda të mesnatës përzure forcërisht
Dhe më thoshe i përlotur, buzëdridhur si fëmijë:
se përtej së përtejshes do të gjesh ngaherë një kohë.
që do të jetë edhe koha jote më e mirë se e shekullit.
Veç këtu ku je rrëgjuar, ku t'u than ca pikëza loti
dhe një këngë e pakënduar..
ke boll një vend të mjaltëm biri im,
me hyjnitë e detit dhe me të vdekurit për tu dashuruar.

Sunday, July 13, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success