Ti Ngazëllehesh Poem by skender iljaz braka

Ti Ngazëllehesh

Ti ngazëllehesh kur dëgjon këngën e zogut,
Kur tingujt e mëngjesit me aromë lulesh të pështjellin,
Dhe ndjenjat njëqindë fish të lartësohen.
Kur prej rrezesh të praruar dielli vetë nata zë tërbohet.
Gjithë bota të duket sikur brënda teje rizgjohet

Çdo gjë tek ty bëhet më transparente se vet ajëri.
Kur muzgjet e largët paraqiten si një kthjellim.
Ligësia vetvetiu sa vjen e më shumë plogështohet.
Kur tërë universin e pushton hareja e njeriut të mirë.

Ti ngazëllehesh kur deti lirinë ta zbukuron.
Atë që ti bleve më shtrenjtë se gjithçka.
Me shkëlqimin e forcës së mrekullueshme që vetëtinë,
Mbi dallgë detesh ti ngrihesh, kotësitë e jetës shpërfill.
Me to varros dhe gjithë ndyrësit e mëdha

Sunday, July 27, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success