Trokit E Dashur. Poem by skender iljaz braka

Trokit E Dashur.

Trokit e dashur.

Në portën e zemrës sime, e dashur ti trokit.
Kur e ftohta natë udhëkryqeve në të zënt.
Në hi të zjarrit tim, ti eja edhe ngrohu.
Se kam në këtë shpirt ngaher për ty një vënd.

Ngashërryer lotësh, e vetme ti mos rri.
Pa ngurrim në strehzën time, eja bëj fole.
Kurajoze siç të njoh, thuaj shpirtit, dashurohu!
Prej zjarrezh përvëluar trupin mos e lë.

Në portën e zemrës e dashur ti trokit.
Kur muzgu endrrat me vel të t'i mbuloj.
Do të gjesh tek unë të munguarën dritë.
Dhe ëndrrat me shkendija shpirti t'i ndriçoj.

Nuk jam Hyjni në altar i shënjtëruar.
Buzëqeshjen unë ul mbi pirgje pikëllimi.
Frymëmarrjen e nxitoj të etur nëpër botë.
Si dritën lozanjare, që maleve hedh agimi.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success