Vajze E Ketij Qyteti Te Vetmuar Poem by skender iljaz braka

Vajze E Ketij Qyteti Te Vetmuar

E vetmuara vajzë e këtij qyteti të harruar.
që shkon e vjen përmes ditëve të vdekura,
me ca imazhe mbetur udhëve të ngatërruara.
Me ca murmurima blu buzëve të djegura.

Sonte eje e fli në gjumin e ëndërrave të mia.
që brënda gjumit tënd të trazuar zë dremit.
Prej meje mos u trëmb që syrin e mbaj zgjuar.
E grindem me lugatin që dhëmbët të skërmit.

Se unë s'jam idioti i mëngjezeve të mallkuara.
As i përçarturi që pandalur flet me gjuhë despotësh.
Jam i zakonshëmi që përvesh llërët e munduara.
Orfeu që këndon për zëmëra yjesh dhe botësh.


Unë vij prej nga ku deti frymëmerr
me ëndërrimin e qiejve të përjëtshëm.
Prej nga ku ujëra të mëndafshëta rridhnin
përmes kristalit të ëndërrimit ton të pavdekshëm.

E largëta udha ime aty tek ty, le të prehet..
E lodhur të zgjohet prej tingujsh të coptuar.
Mëngjesi yt i bardh lehtësisht le te derdhet
përmes një shëmbëllimi të trisht, të vjetëruar.

Askush s'do të trokas në gjumin ton e dashur,
Mbi gjurmët tona s'do të shkel njeri.
S'do na trembin psherëtimat e detit marrak
Nëpër muzgjet e përthyer, do ikim unë e ti.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success