Vargu I Poetit Poem by skender iljaz braka

Vargu I Poetit

Nën kumbimin e vargjeve
të mia poetike do të vdes një ditë.
Do të vdes në një shtëpi të thjesht.
Një shok fëmijërie tek koka do ta kem.
Më pas të dashurit qivurin e drunjë
me lotë pikëllime nën dhe do ta shtjen.

Dhe përsëri në jetë do të pihet dhe rakia.
Të tjera buzë do dridhen prej dashurisë së parë.
Trishtimi mbi qerpikë përsëri do të zbres.
Këmbana e largët një tjetër do thërras për në varr.

Arratisur do të ngjitem se s'mundem dot të fle.
Si zogu dëborës do endem shteg më shteg.
E përsëri vargje poeti me shpirt do cicëroj.
Të paktën, shpirtërave të gjallë tu jap pak jetë.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success