Zog I Dëborërave Të Pranverës. Poem by skender iljaz braka

Zog I Dëborërave Të Pranverës.

Nuk di përse i përngjave
kaq shumë këngës së erës.
Dhe emrin gdhënde mbi qëndisma
copëzash të kaltëra ajrore.
Me puthjen prej drite ethshëm më tërhoqe
gjer në zgrip të humnerës.
Më përplase mes shkëlqimit të bukuris,
Me buzët gjysmë të mbyllura më përplase,
si shpirt i ardhur befas prej largësish.
Përmes piskamaves dhe llahtarës,
shndërruar në një re të mëndafshët pluhurore.
Në një pemë thithëse të burimeve të hidhërimit
Me tharmin e zi të erës së natës më le.
Më le si një gur vetmie,
ku gjuajn rrebeshet e trishtimit.
Ti që kaq papritmas m'u ktheve
në shpirt të shpirtrave të vdekur.
Psherëtimave të skajshme e nise këngën tënde.
Të pakapshëmin fluturimin
që të zgjonte bulëzimin e vesë.
Drithërimën e dhimbshëme ngjite
përtej pyjeve të dendur.
Zog i mardhur i dëborërave të pranverës.

Zog I Dëborërave Të Pranverës.
Monday, December 7, 2015
Topic(s) of this poem: artistic work
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success