Ludovik Celaj

Hot-M.E Madhe/Shkoder, Albania
Ludovik Celaj
Hot-M.E Madhe/Shkoder, Albania
Explore Poems GO!

Pa Ja Fute Kot (Without Nonsense

Pa ja fute kot

Me pak fjale s'mund rri pa thane,
se jeshtu pra jena shkua ather gati te tane

si me ta shpjegua i nderuemi k'tu more mik,
qi hin rrjete sociale kot kot per noj kokerr fik

e mbaj mend fort mire kur isha i vogel,
kaher me shami t' kuqe in qafe e t'lidhun kokerr

ne shkollen tone te re prej mbetjeve te llogorit,
dhurate e shokut te pare te drejtorit,

por na i prune edhe do topa lastikut,
per oren e fiskultures si kuj ndaj armikut

in saje te ruajtjes se atyne me shike te kapertonit,
per raste speciale sikur festa e bonbonit

duhej te perdoreshin topat e frymes se p'shikut, me barqet e unta prej kollomoqit e vajit te kikirikut,

sepse modeomos duhej te expozonim me zuq dhuntite e nji te mitunit,
ese vazhdimsi qi te pasonte entiuziasem mbreselanes per ma t' rritunit

tradite e trasheguar prej brezave te thiut e rrypit,
por jo me kepuce te reja me lekuren e kamxhigut,

por nga ai kualitet i keq i eres se gomit te dregunit,
veq si me thane thjesht per ecje ne ajer pa ndeshun token e monizmit,

stil i perfeksionuem per nji jetegjatesi me te stergjatun,
per disa servil te rrejtun nga t'pamit te qizmes se take'madhit

qi i thrritnin in emen kryemadh kryevoglit, e kryevogel atyne ne nderin te idealizmit.....

Me pak fjale deri dikun deshta pra me dale
Vuajtjet e sakrificat t'kaluemes I kjoshin fale
E jo te tana s'po kam fryme e po dua me I thane
Se s'asht ka m'vjen jetash me I marre aq xhane
Por ather kur erdhi ndryshimi i ri I democracis
U angazhuan me te kryefamiljart e krejt ropte e shpise
Pa pase hiq frike ma hijen e kaloresve te hirarkise
Qi vrojtonin ala si fantazem nga ç'do prag te avllise....
E mbaj mend fort mire se s'kam kene aq I vogel
Kur u terboshin njerezit per nji xha sa I gogel
Per do sheje, simbole vese e sinjale
S'ke mujt me ec lirshem in pedonale
Sepse shume kjoft per ather e ngreme zanin
Sikur na ma te rinjte do t'kishim ba namin
U thoshim t'deshtumve se na kishin qua dam kohen kot
E pse kjo kohe mos me pa kene e mujtun qysh kaher e mot
E pse tash me dale in pah, qi na i keni thane veq rrene
Kur krent tane per ju u cilesuan si hiq mos me pa kene
E sa, e sa te tjier qi s'din kush pse prehen ne vorr
Veq se u lane in hijet e xhykimeve per nji hor
E sa lamsh u ngatrruem per me ba xhurulldi
Veq tu kul kame gjithkush se Jena na ma demokraci.....
E gjithsecili in synim t'shqiptarit t'shkrete e t'nershem,
tui bertite...veq per shqipni jena t'drejt t'vyem e t'vlershem...

Me pak boje in leter pra, deshta diçka extra me shtua
Per ater kaher qi s'mujshim jo, lirshem as me hungrua

Perveq ndonja qi I kishte ardhe shpirti gati in fyt
Nga padrejtesise e t'kenunit jo me noj tip fanatik

Se po I kqyrshin gjithkuj historikun
Pse nuk zgjolli gjyshi... rringu-cingun

Se u deshke me pa kene si tip I gervezhun, rrencak edhe finok
Per mos me pase dyshime tek ata, qi te zhdepshin kollaj in shkop

Por prape s'esht aq perdreq kur ankojne krejt'kot doh sot
Sepse se dine se ishim, ma per faqe t'zeze nah dikur e mot

Eh sot ti munesh me shkua gjithkun ku t'duash pa kufij
Pa t'nale kurrkun e me te trajtua baraz me nonja si bagti

Bahet ala fjale per disa t'vogla krahasime
Per te tashmen karshi ateher per korrixhime

Por se kisha bindje politike; te shkruj in kyt farefe hartime
Kurre se tha e as ndjeu pra, as vet e jo ma zemra e'jeme

Se jam munua me kene perher, sa ma realist
Per ç'ka ishte si ishte e si esht, pa kene spekulist

Por mirboll deri dikun, pak edhe me u munua
Qi mos t'me marrin kush per ters, pse e si po e thua

Se njeta qi tash vone jane ardhe pa strapocime
Per krejt kot me na e mujt me terfllime

E kthehem edhe I her te do fjalime
Tui ba be veq per floket e mi t'thime
S'kam nejt kot pa I marre do munime
Si per vetin, gjak e shoqnine tëme

Dua me I kjar do t'kota thashetheme
ç'ka vije me nejt e ç'ka esht e rreme

Se jam kene larg boll, sa per me msua
Mos me ja ba kuj, qa s'ma ka ana mua
Perveq do her kur jiem si teper emocionua
Per hir te kohes ësht dashte me sakrifikua

Me lane keq e veq me shkua
Se sa me nejt e me u terbua

Sikur do qi ala po i niejm e po I shohim
In Zgjedhjet qi bajne nga durimi I sosun

Por a bahet aq mrapsht pa kene I dejun!
Me alkol e droga apo in zell T'koklavitun
Tu e hanger mrapan njollen, si pulen e pjekun

Po e la ma mire k'tu, se edhe po dyshojne noj sen pa kene
Se ato qi jane nodhe dikur,
isoj ma kurre nuk jane

Dua me hi veq pak in politike:
ather kur kjeq in amerike
Me nejt sa t'dua, pse mos me u ba...rapti ajo pike....

Por thelle kur menoj, spo bahem fort marak
Se per k'tu t'paret tane, kane derdhe tane ata gjak

Se aq fort si t'rinjt kjeq ngi edhe vet
Kur ne çdo lagje menoheshin si poet
E lene ateher me ba hajer nja si une
Ku u lypte djallezi gati ne ç'do pune

E tash m'vjen inat kajher e thom, si me qua tane kyt kohe kot
Veq tu lype neper bote ku ka pshtim, pa u prishe edhe me zot.
Pa Ja Fute Kot

(Without Nonsense
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
COMMENTS

If You Forget Me

Delivering Poems Around The World

Poems are the property of their respective owners. All information has been reproduced here for educational and informational purposes to benefit site visitors, and is provided at no charge...

4/16/2021 1:57:40 AM # 1.0.0.559