Te Kam Ne Zemer Poem by Mirela Athanas

Te Kam Ne Zemer

Te kam ne zemer,
Edhe pse ditet ikin
Vrapojne pa ty,
Desha t'i ndal
E t'ju them te prisnin,
T'mos m'a benin zemren dysh,
E aq shpejt te mos ecnin,
Se zemra dot nuk i kap,
Ka peshe te rende,
Mban brenda shpirtin,
Kujtimet, nje jete enderr,
Te nje Ati e nje Gjyshi;
Por, mban edhe nje gur,
Me peshe akoma me te rende,
Ate te dhimbjes se pa fund,
Qe do a s'do, e pranon pa kusht,
Qe e di dhe e ndjen,
Se s'do te te shohe Ty me kurre,
Sepse keshtu eshte e thene,
Qe vjen nje dite e Atin do e humbe;
E kjo zemer e renduar,
Kerkon gezim, kerkon Drite,
Kerkon te kape diten e shkuar,
E shpesh loton kur sheh,
Qe po te le larg,
Aty ate dite,
Te fundit kur te pashe,
Qe po te le larg,
Pa kthim mbrapc,
Shpesh kjo zemer
Nuk gjen spjegim,
Por me shpesh falenderon,
Zotin, Gjithesine,
Qe te pata Atin tim,
Atin qe me dha aq shume,
Sa shume nuk e dine,
Qe me qendroi ne koke,
E me mekoi ne zgjim,
Kur gjume nuk kisha,
E kur nuk kisha fryme,
As per te ngrene e pire,
Qe me mesoi te ece,
E eci me mua
Kur vete nuk ecja dot,
Qe me kendoi ninulla,
Me zerin me te bukur ne bote,
E me tregoi perralla,
Ashtu si vetem ai dinte te thote,
Qe m'a beri jeten art,
E art me dhuroi plot,
E me mesoi te dua jeten,
E te dua njerezit fort,
Se ka nje idhull te vetem,
Njeriu, me gjithcka qe perfaqson,
I dlire, i hapur, i sinqerte,
Pa cmire, pa kurthe e ligesi,
Pa shume levdata, pa pretence,
I pasur ne shpirt vec me dashuri,
E mirenjohje pa kufi.
Te kam ne zemer Ati im,
Babi im, I shtrenjti im,
Te kisha Yll te kisha shpirt,
Te kisha me shume se At,
Te kisha idhull, te kisha mik,
Te kisha bekimin tim,
Qe me jepte Drite,
Ti nuk ishe vetem artist,
Ti nuk ishe vetem bashkeshort,
Ti nuk ishe vetem baba,
Ti nuk ishe vetem gjysh,
Dhe jo vetem mesues,
Shef guzhine, zemer arte,
Humorist e argetues,
E shume me shume se kaq…
Ti ishe te gjitha keto,
Ne te njejten dite,
Aty qendronte bukuria jote,
Qe shqetesoheshe per te gjitha
Dhe njesoj per te gjithe,
Dhe I beje qetesisht,
Ashtu me talentin tend,
Te gjitha ne te njejten kohe,
Pa u lodhur, pa u ankuar,
Sepse motoja jote ishte
Dashuria, lumturia e mirenjohja!
Prandaj I dashur Ati im,
Do mundohem te kap diten qe vjen,
Me gjithe peshen e rende qe kam,
Do t'ja lehtesoj vetes ate rendese,
Me mendimin, qe isha shume me fat,
Qe jetova me ty aq gjate,
E qe mesova prej teje, e qe te kisha prane,
Nje privilegj te kem njohur nje njeri si ti,
E me shume te te kem thirrur At.
Prandaj ne zemer te mbaj e te kam,
Te paharruar, te pashuar, te pergjalle,
Do t'I ec me ty ditet, do t'I kap,
Me krenari per gjithcka qe le pas.
26 Shkurt 2020

Wednesday, February 26, 2020
Topic(s) of this poem: death,heartache,mourning
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success