Asgje Nuk Do Te Humbas Prej Syve Te Tu Poem by skender iljaz braka

Asgje Nuk Do Te Humbas Prej Syve Te Tu

Asgje nuk do te humbas prej syve te tu

I thinjuri plak e i hequri gjer në eshtra,
si të tokës tënde të ngrën e grryer prej stuhish.
Sytë e tu përtej kohërave shikimin përcillnin.
Dhe etja për liri prej buzëve të thara të pikonte,
si rrëshira e qelibartë e trungut të pishës së zezë.

Prej zjarrit përcëllues, lindi fjala jote e urtë.
Lindi mushti i ardhur i mendimi tënd të ndritshëm,
që ti gjer tek unë i dërgove përmes klithmës së lirisë. Si një tufë karafilësh të kuq letrash të çmueshme,
Më solle me to dhe një kupë me vesë prej Dardanisë.
Vitet e mohuara më solle si dëshmi që kohërat moderrne
qëllimshëm me dheun tënd të djegur
Mbështjell e kishin me harresën e mjegullës së rrufjanëve.

Plak i urt.
Zëri yt më sillte aromën ledhatuese të manushaqes.
Mjaltin e e gështenjës së butë të livadheve.
Dhimbjen që me timen takohej si trupëzat qiellore.
Ti shkoje permes vrundujve të fuqishme të erërave të 81-shit,
që me tërbim udhëve të Prishtinës shkundënin baltën e ngjeshur
reckurinat e grisura, rreckurinat e pisura të përbindëshit.
Ti ishe mes britmave të fuqishme të dallandysheve të tua,
që fluturimin kishin marrë të vetëdijshme për çlirim
Atëherë fjala jote mbi zemrat e tyre binte
si copëzat e perlave mëngjesore.

Urrejtja që portat e njerëzve të munduar thyen,
përmes ëndërrash të squllura të shpërtheu.
Dhe zëri yt kumboi mureve të heshtura të qytetërimeve,
për mizorit e pashëmblullta shnëdrruarr në acide bazike.
Gjithçka jotja e dashur kthyer ish në shkreti djerrinash.
Në gjëmbaç të tharë e trungje të djegura bashtinash.

Me ty gjer në kështjellën e Burbonëve erdhi drithi i bukës.
Për të parën herë ajo njohu legjendën e Mujit dhe lotin e Ajkunës
Pas teje erdhi atje kripa, zjarri i oxhakut, drita dhe vetëtima.
Erdhën me ty muzat dhe mushti i ardhur i fshikëllimës.
Atyre ditëve në dritaren e zemrës tënde hyri flladi
i ngrohtë i erërave të reja që tokës tënde do të frynin.
Hyri zjarri përvëlues i Trepçes dhe flakërima e lumit të Ibrit.

Dikush do të dëshironte të harroheshe plak i urtë.
Dikush do të dëshironte të varroseshe me trandafilat e tu.
Po kush mund ta lëkund lisin që në acare dimërore
prej rrufesh s'u dogj e gjunjësh kurrë s'u përkund?
E si mundet të humbas fara e përzgjedhur e drithërave,
që harlisen lartësive në tokën që kurban u bëhet perëndive?

Si mundet të humbas prej syve të tu makabra e varreve massive.?
Si mundet të humbas syrit tënd miti i pavdekshëm i Adem Jasharit.?
Ti me syrin tënd të djegur në mendimet e Miteve të zhveshura,
eshtrat e të parëve i ngrite prej thellësive të ftohta të varrit.

Ne do të shkojm së bashku duke kënduar
"Hymnin Kombëtar" me zërin tonë të djegur prej gjëmimeve.
Do të shkojmë atje ku përherë do të çelin zymbylat e lëndinave

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success