At U Bëra Për Atin Tim.… Poem by skender iljaz braka

At U Bëra Për Atin Tim.…

Pesëmijë vjet më i madh se ati im jam sot.
Vëlla i tij flokëthinjur si mjekërra e stërgjyshit,
që më tregonte legjenda kreshnikësh
dhe ndodhira me demon.
Sytë dhe buzët i kam si të tijët,
Mbushur me përngjashmërinë e brazave.
Më i vogëli vëlla i tij kam mbetur,
prej asaj ngrehine të pazhdukshëme të farërave.
Pesëmijë vjetë më shumë se ati im kam rrojtur.
Mbi të jam përkulur, dorën duke i vënë në ball.
Mbi ballin e rrudhur, mbi ballin e varrosur.
At për atin tim u bëra në këto vite.
Njërën pas tjetrës duke hapur të gjitha
dyert e mbyllura të trashëgimive,
ndryshkur prej gjakut ujëholl të fatkeqësive.
Pesëmijë vjetë kam jetuar me
dashurinë e përmallëshme të stërnpërve
unë krishti I kryqëzuar me rrasa gurësh nën kokë.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success