Ata Sy Poem by Erlet Shaqe

Ata Sy

Rating: 5.0

Që herën e parë që të takova ty,
Nuk mund të harroj ata sy,
Dhe me vonë arrita të kuptoj,
Se me ty kudo doja të jetoj,
Ndihem shumë i lumtur kur jam bashkë me ty,
Dhe falënderoj Zotin që më afroi me ata dy sy,
Në fillim mendoja për ty si një shoqe vërtet të mirë,
Por kuptova se ndjenjat e mia ishin të pafundme për ty në atë hapësirë,
Kisha frikë që ti shpjegoja, nuk dija si po reagoja,
Kuptoja që ti ndjeje me shumë,
Dhe fjalët ishin të lehta për tu thënë nga unë,
Sido që të silleshe ashpër apo me gabime,
Ti që nga fillimi ke qenë në zemrën time,
Kujtohu kur vetëm ty, ti kam thënë këto fjalë,
Që ngaherë do jesh në zemrën time të gjallë,
Qiejt e jetës time janë errësuar,
Vetëm ti je e aftë që këto re të errëta, ke për ti larguar,
Unë kurrë skam për tu ndjerë kështu përsëri,
Dhe kjo është me siguri,
Jam shume i lumtur që ne u takuam,
Vetëm tani jeta ime është e kompletuar.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success