Fluturoj Poem by Erlet Shaqe

Fluturoj

Rating: 5.0

Në krahët e një shqiponje,
Dashuria ime për ty fluturon,
Fluturuese lart e më lart,
Dhe duke prekur qiellin e pamat,

Arrita deri atje,
Dhe tërhoqa një yll nga qielli,
Për të vendosur në vend të tij,
Sytë e mendjes dhe shpirtin tënd.

Për të banuar atje përgjithmonë,
Ashtu si dashuria ime për ty,
Në krahët e dashurisë sonë,
Duke jetuar atje pa jehonë.

Unë të nderoj e dashur,
Ashtu siç unë jam,
Të lutem e dashur, të lutem,
Dëshiron të jem unë me ty pranë?

Ka shumë gjëra që,
Zëmra ime dëshiron të ti thotë,
Të dua e dashura ime,
Mbi gjithçka në këtë botë.

READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success