C'Mbetet Nga Dashuria Poem by skender iljaz braka

C'Mbetet Nga Dashuria

C'mbetet nga dashuria

Ajo që në mëndje mbetet përgjithmonë,
është puthja e parë nën një muzgë të pikëlluar.
E panjohura psherëtimë e buzës tonë të pjekur
dhe ajo ëndërr e bukur transparente,
që ne nënshkruam në atë qiell të djegur.

Ajo që dashurisë kurrë nuk i vdesë
është drithërima e beftë kur njëri-tjetrit iu larguam.
Shikimet e kryqëzuara, ajo e qarë me dënesë.
Shpresa që na tërheq për ëndërrat që si shuam.

Ajo që dashurisë do ti kujtohet gjer në vdekje.
Eshtë lëndimi i dhimbshwm shkaktuar
prej një kori zë çjerr dhe një tymnaje të endur.
Janë fjalët që padashur e përdhosin marrëzishtë.
Atë që zemrat kurdoherë do ta cilësojnë:
' Si më të papërsëritshwmen në jetë..
Si dashurinë të çmëndur, çmëndurisht'

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success