Dialog Me Neruden Poem by skender iljaz braka

Dialog Me Neruden

Dialog me Nerudën….

Eja sonte miku im.
Ti krishti im i revolucionit dhe i poezisë.
Me kundërmimin e erërave të këndshme të luleve të Kilit.
Në vatrën time eja një kafe të pimë,
të kthejm një gotë raki….
Pablo, eja!
Eja të ngrohemi në zjarrin e përjetësisë,
që ndezur është prej këngëve të tua,
që tek mua erdhën si trandafila të mbirë prej zëmrës së dheut,
mbështjell me petkun e borës së zezë të pyjeve pa emër.
Eja sonte miku im.!
Eja me shpirtin tënd që bënda të mbërthyer
me fije të çelikta mbante këngët e vobekta,
mbante rrebelimin, vrullin e egër të etur për arratisje.

Shumë kohë kami shpenzuar duke u marrë me vetveten.
Duke iu refereruar ca ngjarjeve të rëndomta
dhe njerzëve të fshehur në fildishin e pushtetit.
Mbrëm befas në ëndërr mu shfaq një zog i bardhë.
Cicëronte e degëve të një peme hidhej me vrik.
Mbrëmë në ëndërr mu shfaq një druvar….
Klithmat e të vdekurve të Spanjë,
që drithëronin 'gjer në fund të kontinentit të zymtë'.
Mu shfaq lugina e përgjakur e Ebros
dhe një general me emrin Bolivar,
i braktisur si limanet në agimin e brymt.

Eja sonte Pablo!
Zbrit në këto humnera të thella të trishtimit tim.
Sa shumë borxhe u kemi unë e ti njerëzve.
Të domosdoshmen kripë,
eja ti hedhim gjellës që zjen në kazanimn e madh të popujve.

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success