Eja Sonte, Eja! Poem by skender iljaz braka

Eja Sonte, Eja!

E vdekur ëndërrës sime të trisht iu shfaqe,
tej një vëndi të çuditshëm mes gjethe mullagash.
Gjysmë e varrosur në rrënjët e një qiparisi të plakur.
Unë erdha dhe shpirt prej shpirtit tim të dhash.
E ti mostra ime mu riktheve e bukur, e ringjallur.

- Eja sonte të thashë.
O e bukura e përrallave të moçëme!
kësaj mbrëmje të vakët vjeshte mistike.
Digjëma prrushin e fundit të këtij zjarri përvëlues.
Në shtatë portat e qiellit të hapur,
zemrën time të përgjëruar për ty, ngjite!

Eja sonte, ti zanë me parfumin e luleve të bjeshkës.
Arratise erën e rëndë të dashuris sime të vdekur.
Uljonja ime e adhuruar, Shëmbëllimiim i përgjumur.
Shpirtin mizor çpoma, me duartë e tua si trandafilët e egër.

Eja, të ngatërrohem flokëve të tu të mëndafshtë.
Gjithë harresat ti thith në honin e buzëve të shkrumbuara.
Me lëmimin e trupin vritëma mjerimin tim të dhimbshëm.
Dhe me forcën e magnetizimit të epshit,
në një të vetëme bashkoi zemrat tona të binjakëzuara.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success