HYU IM ILIR …
I mbarë paskësh qenë, Hyu im Ilir,
kur mbi dy rrahe trupin e shtriu gjërë e gjatë.
Nimfat e detit këndonin këngët e përjetësisë,
mirëseardhjen bekonin tok me korifejtë e lashtë.
Dhe lindja ime rastësi s'paskësh qenë.
I ardhur nuk jam nga ishulli sirenave,
ku vdekja vdekjes i nanuriste nat' për natë,
Poseidoni, i zemëruar, detit i ngrinte dallgë.
Lindur jam unë prej brinjve pellazgjike.
Nga deti i përgjakur, i dhimbjes së tij
që dallgët Epidamusit ia futi thellë në shtat,
dhe gjaku i ngrohtë shpejt iu bë rrasht.
Me lotët e diellit tharë nëpër trupin e copëtuar,
me Hyun Ilir, shekujt me mund kam sjellë gjer këtu.
Sot, nuk di përse, Hyut tim i rëndon një qepallë,
dhe trupit ndien të mardhur, shndërruar në një dru.
Unë dhe Hyu për ty, Dyrrah, jemi krenar,
dhe pse na dhimbsesh, kur të shohim kështu.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem