Jehonë këmbanoresh…..
Për atë që më shumë se çdo gjë në jetë kam ushqyer.
Pa u lodhur kam udhëtuar për në temullin e faljes.
Ndonse shpesh herë thellë shpirtit jam ndjer i zhgënjyer.
Falja ngushëllim më ka dhënë,
kur të skalitur e kam gjetur në librin themeltar të parajsës.
Shikimin që mbaja drejtë qiellit, përdhe e kam rrëzuar.
E mbi gjithë kryqet, tek më i vjetëri pa droje jam afruar.
Në pluhurin e të vërtetave ish një sacrificë e padeshifruar.
Dhe jetës sime të dytë i gjeta një dëshmi të pa celebruar.
Verbimin ndjeva thellësive të misterta ku nxin errësira.
Mashtrimin në të zezë ngjyrosur përpara kryqëzimit.
Në zjarrin e ferrit pash vrastarë të përvetësonin shënjtërimin
Ehe ata qe në emër të vet jetës përpësi i dhanë përvetësimit.
Jehojnë këmbanoret nën thirrjet e pandërprera të vdekjes.
I helmuar humbas nën rrezen e diellit që mbi mua ndriçojnë.
Nën varferine e përvuajtur dhe sytë e përlotur të shpresës.
Hija e trishtimit tim zgjatet pertej endërrimeve që lëngojnë.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem