Ku Mund Ta Gjej Demonin E Arsyes? ..... Poem by skender iljaz braka

Ku Mund Ta Gjej Demonin E Arsyes? .....

Ku mund ta gjej demonin e arsyes? .....


Si e zeza heshtjegjatë e shpellave të lagështa.
E egra vdejke rrëzuar mbi bulevardin e gurt.
Pranvera e trëmbur prej dridhjes së qepallave.
Përsëri e frikur, si hije shtyhet e shtyhet nëpër muzg.

Aty do të mbeten tre gjakëra -mpiksur, të pathara.
Si përbetim i një toke që s'mundet të jap bukë.
Si një rënkim i thekshëm i çmëndurive të marra.
Prej marrëzisë së një klani të vdekur në kolltuk.

Pasigurisë së hidhur seç më trëmben të furishmet ëndërra.
Dhe djalli me ëngjëllin që flen brëndësis së godinës sime.
M'i vrasin e m'i përgjakin mendimet e kthellta.
Më tmerrësisht se vendimet e ashpëra të një giotine.

Ku mundem të ta gjej demomonin e kthjellët te arsyes?
Ku mundem të ta gjej përthyeshmërin e rrebelimit tim makabër?
Mbi dallgë deti kam mbire si nje lulkuqe e përgjakur shtërngatash.
Dhe i tillë dua të vdes mbi dallgëzimet e detit tim të kaltër.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success